Shkruar nga Jusuf Lika*

Të dielen mbrëma (11 shkurt 2024), në moshën 83-vjecare është ndarë nga jeta Fadil Kroma.

Fadili ishte një njeri i qetë, i kulturuar, i lexueshëm, me një fjalë një njeri i mirë në plot kuptimin e fjalës.

Fadilin e kisha jo vetëm baxhanak, por më shumë – dorën time të djathtë. Për çdo gjë konsultohesha me të.

Fadili e kishte pasion librin dhe kulturën. Ka qenë udhëheqës shumëvjeçar i Bibliotekës së Ulqinit. Kjo bibliotekë është personifikuar me emrin e Fadilit, kurse hija e tij vazhdon akoma sot në punën e saj.

Ai ka dhënë një kontribut të madh edhe në hapjen e Shkollës së Muzikës në Ulqin.

Edhe pas daljes në pension, ai ka vazhduar të ndjekë rregullisht aktivitetet kulturore, por edhe të shkruajë. Si trashëgim ka lënë librin “Shënimi i bibliotekistit”, një dëshmi e rrugëtimit ndër vite të Bibliotekës së Ulqinit.

Fadili e donte Ulqinin, jetonte dhe punonte për të.

Me vdekjen e tij, Ulqini ka humbur një njeri profesionist dhe të përkushtuar.

Familjes së tij i shprehi ngushëllime të sinqerta.

Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij.

*Marrë nga faqja e autorit në FB

By admini