Lidershipi politik i Partisë Boshnjake dhe i Iniciativës Qytetare Kroate i kuptuan rreziqet e hyrjes në koalicion me boshtin Mandiq-Milatovic-Beçiq-Spajiq. Tani është radha e drejtuesve të Alternativës Shqiptare dhe Forumit Shqiptar të flasin. Shpresoj se edhe ata kanë urtësi, sepse bashkimi në koalicion me koalicionin serbomadh dhe prorus është mbi të gjitha katastrofik për popullin shqiptar. Një koalicion me parti që kundërshtojnë drejtpërdrejt politikat, vlerat dhe synimet e BE-së dhe NATO-s do të kishte jo vetëm në kuptimin moral, por edhe politik të gjerë për të gjitha komunitetet kombëtare, shoqërinë dhe shtetin në tërësi, kështu shkruan Millorad Popoviq në një shkrim autorial për Pobjeda, transmeton Ulqini Online.

Autori vazhdon në shkrimin e tij edhe për rreziqet e mëdha nëse vjen deri te koalicioni qeveritar që është paralajmëruar.

‘’Duke hyrë në koalicionin ku liderët kryesorë janë Andrija Mandiq dhe Jakov Milatoviq, liderët e shqiptarëve të Malit të Zi do të ishin bashkërisht përgjegjës për paqëndrueshmërinë, izolimin dhe varfërinë e pashmangshme, që do të shkaktojë qeveria Putin-Vuçiç në Podgoricë. Sepse agjenda bashkëkohore e imperializmit serb është vazhdimi i politikës së viteve nëntëdhjetë, me çdo kusht’’, shkruan ndër të tjera Popoviq.

Subjektet shqiptare akoma nuk kanë dalur me vendim rreth pjesmarrjes së tyre në qeveri.

By admini