Në fund, pra, gjithçka erdhi në këtë: a do të hynë shqiptarët?, kështu fillon një shkrim të tij shkrimtari dhe opinionisti Andrej Nikollaidis për portalin cdm rreth formimit të qeverisë së re të Malit të Zi.

‘’Malazezëve u ndalohet hyrja në qeveri sepse, sipas fituesve të zgjedhjeve, malazezët nuk janë komb, por grup kriminal; bashkëpunëtorë të mafias, të korruptuar, gënjeshtarë, të papërshtatshëm’’ e kështu me radhë, shkruan Nikollaidis, transmeton Ulqini Online.

Sipas tij, boshnjakët dhe kroatët nuk do t’i bashkohen qeverisë.

Në vazhdim të shkrimit të tij autori i ketij opinioni bën një pyetje për lideret e subjekteve politike shqiptare.

‘’Pse liderët e partive nacionale shqiptare do të ndihmonin për të formuar një qeveri në Mal të Zi sipas diktatit të Vuçiqit? Dhe si e ndihmon kjo, për shembull, shtetësinë e Kosovës? Pse liderët e partive nacionale shqiptare do të donin ta ndihmonin Vuçiqin për të konsoliduar maksimalisht sundimin e tij mbi Malin e Zi? Që pas kësaj t’i përkushtohej i papenguar Kosovës dhe përballjes me Kurtin dhe Osmanin?’’, shkruan Nikollaidis.

‘’Qeveria e Spajiqit dhe në fakt e Mandiqit dhe e Vuçiqit, shkruan autori i teksit, do të vazhdojnë të rrisin tensionet etnike mes malazezëve dhe serbëve. Në mënyrë të përshpejtuar dhe gjithnjë e më intensive. Të gjithë mund ta shohin atë. A është Interesi i shqiptarëve në Mal të Zi është të marrin pjesë në këtë, në anën e Vuçiqit?’’, pyet autori.

Ditët në vazhdim subjektet shqiptare do të vendosin për hyrjen ose jo në qeverinë e ardhshme të Malit të Zi.

By admini