Mbrëmjen e së enjtës në Tiranë kombëtarja e Shqipërisë luan njërën nga ndeshje vendimtare për kualifikim në kampionatin europian të fubollit që do të mbahet vitin e ardhshëm, shkruan Ulqini Online.
Interesi për këtë ndeshje është shumë i madh dhe sigurimi i një bilete ka qenë mision pothaujse i pamundur. Edhe përkundër vështirësive për të siguruar biletën, duket që në këtë ndeshje do të ketë numër rekord të tifozave nga Ulqini, Ana e Malit dhe Kraja.
Duke i parë postimet e shumta të të rinjve nga këto treva vërehet një atmosferë impozante në kryeqytetin e Shqipërisë.
Ndeshja Shqipëri – Republika e Çekisë luhet sonte me fillim nga ora 20:45.