
Forumi Shqiptar njoftoi se përjashtimi i Unionit Demokratik të Shqiptarëve (UDHS) nga bashkëpunimi politik nënkupton përjashtimin e bashkëpunimit me atë forum, shkruan Vijesti para disa ditëve.
Kështu thuhet në deklaratën e nënshkruar nga drejtori politik i Alternativës Shqiptare, Marash Dukaj.
Forumi shqiptar dhe UDSH kanë bërë të ditur se kanë formuar një klub të përbashkët të deputetëve në Kuvend dhe kryetar i klubit do të jetë Nik Gjeloshaj.
“Tani e tutje formalisht të gjithë ne nga klubi jemi një dhe kështu do të vazhdojmë, kështu që kush mendon se e përjashton politikisht UDSH-në nga bashkëpunimi politik e ka përjashtuar edhe Forumin Shqiptar. Politika është proces i gjallë, bashkëpunimi zgjerohet por edhe zvogëlohet, e rëndësishme është të mbetemi të denjë. I vetmi subjekt politik në Mal të Zi që ka zgjeruar bashkëpunimin, pa përjashtim, me të gjitha partitë në Mal të Zi është Forumi Shqiptar”, tha Dukaj në deklaratë.