Një pronar i një autoshkolle, Predrag Obradoviq, tha për TV Vijesti se çmimi i trajnimit për dhënien e testit të vozitjes do të jetë dukshëm më i lartë se ato të mëparshme.
Ky, siç shpjegoi ai, në fakt është vetëm përshtatje e çmimeve me të gjitha çmimet e tjera të rritura, transmeton Ulqini Online.
Çmimi, tha ai, është formuar në përputhje me rritjen e çmimeve të karburanteve, lubrifikantëve, punëtorëve…
“Sipas çmimores së re çmimi i kalimit të testit të vozitjes së kategorisë B është 450 euro, plus shpenzimet e marrjes, kategoria A kushton 300 euro, kategoria C 400-450 euro…”, tha Obradoviq.