
Sot hapet panairi i 22-të i librit në Ulqin i cili do të jetë i çelur në qytetin tonë deri të dielen më datën 20 gusht. Do të jenë të pranishëm shkrimtarë ndërkombëtarë e kombëtarë, profesionistë të librit, botues si dhe përkthyes, kështu mësohet nga Komuna e Ulqinit, transmeton Ulqini Online.
Komuna e Ulqinit jep një rëndësi të veçantë kulturës si dhe arsimit, prandaj do të jetë gjithmonë e gatshme të përkrahe evente të natyrës kulturore dhe arsimore.