Kalimera poetike ne Kraje

Përgaditur nga Argëzon Sulejmani

Në kuadër të edicionit të 31-të të Kalimerës poetike “Basri Çapriqi” edicioni i 31-të, SHAI “Art Club” realizoi një vizitë ditore në Krajë së bashku me pjesëmarrësit e mbrëmjeve autoriale të këtij edicioni.

Shkrimtarët Nazmi Rrahmani, Primo Shllaku, Nurie Emrullai dhe Vlora Ademi vizituan disa nga pikat më interesante të zonës, si: pikëvrojtimi në Shtegvashë, Ublat e shumëta, Kishën e Shën-Mrisë dhe Shkollën fillore “Gjergj Kastrioti – Skendërbeu”.

U theksua historia dhe rëndësia e ruajtjes së demografisë së kësaj zone e cila po përballet me migrim masiv. U përmendën emrat e shumtë të kësaj zone të cilët kanë kontribuar fort në shënimin e kohëve të historisë mbarëkombëtare. Të pranishmit, gjatë gjithë kohës, cekën ndjenjën e befasisë dhe melankolisë me rastin e vizitës së kësaj zone atraktive dhe me rëndësi të madhe kulturore.

By admini