
Foto: Media Biro
Sezoni kryesor turistik në Ulqin është hapur solemnisht mbrëmë me një koncert spektakolar të këngëtarit operistik Rama Lahaj. Koncerti u mbajt në Molin e madh në Ranë nën muret e Kalasë së Ulqinit, shkruan Ulqini Online.
Tenori i njohur Ramë Lahaj (39) vjen nga Kosova, në karrierën e tij të deritanishme ka performuar në skenat më të rëndësishme të planetit dhe është fitues i një sërë çmimesh eminente.
Pas performancës, Maestro Lahaj u shpreh i kënaqur që më në fund pati mundësinë të vizitojë Ulqinin.
“Për mua, por edhe për shumë njerëz të tjerë, Ulqini është kujtim i romancës dhe përvojës së parë me detin dhe me mikpritjen e madhe të ulqinakëve”, tha ai, duke falënderuar liderët e Qeverisë së Malit të Zi, Komuna e Ulqinit dhe institucionet vendore për ftesën.
Organizatorë të këtij manifestimi ishin Komuna e Ulqinit, Organizata turistike lokale, Qendra për Kulturë e Ulqinit dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit të Malit të Zi.