
Ilustrim: Ferhat Dinosha
Në Regjistrin e Partive Politike të Malit të Zi, para dy ditëve, është regjistruar Unioni Nacional Shqiptar (UNSH). Dëshirojmë ta njoftojmë opinionin se deri në Kuvendin Zgjedhor, partinë do ta përfaqësojë z. Ferhat Dinosha, kështu mësohet nga një kumtesë e këtij subjekti, transmeton Ulqini Online.
Poashtu mësohet se së shpejti do të fillojnë përgatitjet për mbajtjen e Kuvendit të Parë Zgjedhor të UNSH dhe opinioni do të jetë me kohë i informuar për të gjitha aktivitetet e ardhshme të këtij subjekti.