Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, do të qëndrojë në Kosovë për një vizitë zyrtare dy ditore më 18 dhe 19 maj, vizitë kjo e para e tij në Kosovë si president i Malit të Zi.
Gjukanoviq gjatë vizitës do të takohet me të liderët e shtetit të Kosovës.
Vetë Gjukanoviq kishte folur në muajin mars për vizitën që planifikonte ta realizojë në Kosovë.
“Unë deri më tani s’kam qenë për vizitë zyrtare në Kosovë. I gëzohem kësaj vizite. Dua që në këtë mënyrë të kontribuojmë në mirëkuptimin tonë ndërshtetëror”, kishte thënë Gjukanoviq në një intervistë në mars 2022 për KTV-në, transmeton Ulqini Online.
Ai kishte thënë se përmes rritjes së mirëkuptimit ndërshtetor do të rritet edhe cilësia e bashkëpunimit në mes të vendeve të rajonit, gjë që do të ndikojë edhe në rritjen e cilësisë së bashkëpunimit dhe stabilitetit të rajonit dhe perspektivës evropiane të rajonit.