Nga Beqir SINA – Bronx New York

Një rrugë lokale në qytetin e Bronxit në Nju Jork ku jetojnë më shumë se 15 mijë shqiptar, e ka marrë emrin e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Shqiptarët në New York e zonën për rreth tij kanë organizuar një ceremoni festive me fjalime, këngë e valle dhe muzikë shqipe, flamuj amerikan e shqiptar, si dhe një panair mjaft të larmishëm shqiptar për nder të kësaj ngjarjeje të dielën.
Dje me një vendim të Bashkisë së Nju Jorkut, një rruge tjetër në lagjen më popullarizuar nga shqiptarët “Arthure Avenue” dhe Crescent në Bronks, pikerisht aty ku nisi rrugën e saj gazeta shqiptaro amerikane “Illyria, riemrtimit te rrugve ne NYC, iu shtua edhe emri i heroit kombëtar “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”.
Më 15 Maj ka qenë- Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Duart e Hapur”, me Albanian Media Group, dhe District Belmont Business Improvement,nën kujdesin e palodhur të ish këshilltarit Mark Gjonaj – Kryetar i Këshillit Kombëtar të Disaporës, që ishte njëhereshit dhe sponsorizues me gjithë familjen e tij u zhvillua një ceremoni e madhe për të festuar bashkëemërtimin e rrugës Crescent Avenue, dhe, Adams Place, për nder të Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeut.
Ceremonia e zbulimit të pllakës me emrin e figurës së njohur shqiptare, u shoqërua gjatë gjithë ditës edhe me një panair gastronomie shqiptare, suvenire dhe vepra arti shqiptare, duke mbledhur një numër të madh pjesëtarësh të komunitetit shqiptaro-amerikan, veprimtar të dalluar dhe lider të komunitetit të cilët festuan me këngë e valle në ditën që e cilësuan si historike, për mbar komunitetin.
I ftuar special nga Tirana, ishte kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, dhe Arbër Hajdari – Themelues/ Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit “Fund Jave Ndryshe”.
Ndërsa, të ftuar nderi të kësaj ceremoni përurimi ishin diplomatët e dy vendeve tona Ambasadori, Ferit Hoxha, dhe ushtruesi i detyrës së Konsullit të Përgjithshëm të Kosovës , Lulzim Krasniqii.
Kryetari i Federatës Panshqiptare “Vatra” z.Elmi Berisha, me “Presidenti i Nderi”, Agim Rexhaj, Kryetari i Shoqatës “Çamëria” Sali Bollati, ish kryetari i Shoqatës Atdhetare Dibra, Ibrahim Kolari, veprimtari i dalluar Harry Bajraktari me bashkeshorten Lisa Milicaj, filantropi Richard Lukaj, veprimtarët e hershëshm nga Dibra,Turan Rusi dhe djali i tij, që ishte njëhereshit edhe një nga sponsorizuesit kryesor Sal Rusi, përfshirë biznesmenë të suksesshëm dhe aktivistë të shquar, artistë, sportistë, gazetar, studente si dhe një numër përfaqësuesish shoqatash nga New Yorku, dhe żona për rreth.
Të ftuar dhe përshëndetën këtë ceremoni disa zyrtarët e lart të qytetit, përfshirë edhe Kryetarin e Bashkisë së Qytetit të New Yorkut, Erik Adams, liderin e shumicës në Senat, Charle Schumer. asambleistët e zonës, dhe senator teë Shtetit të New Yorkut
Në cilësinë e mikëpritësit dhe iniciatorit të riemërtimit (Co/Name) Aleks Nilaj – themelues dhe udhëheqës i shoqatës humanitare Shqiptaro Amerikane “Duart e Hapura” , përshëndeti dhe urojë mirëseardhjen shqiptarve në këtë festë të përurimit të tabelës së sinjalistikës “Gjergj Kastrioti Skenderbeu Way”

Hymnet Kombëtare Amerikane dhe Shqiptare, u interpretuan nga Merita Halili shoqëruar në fisarmonikë nga Maestro Raif Hyseni.
Aktivitetin e moderoi Ardhmir Dula – ish zyrtar në Bashkinë e Qytetit të New Yorkut.

Në ngjarjen madhështore të emërtimit të rrugës “Gjergj Kastriot Skënderbeu” në Bronx të New York, kryebashkiaku Eric Adams mbajti edhe një fjalim ndërsa me dy pëllëmbat e dorës simbolin e Shqiponjës,ai përsheëndeti shqiptarët dhe veçojë me këtë rast mikun e tij Sal Rusi.
“Ishte një nder t’u bashkohesha sot në Shqipërinë e Vogël për të festuar heroi kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ne jemi në shtëpinë më të madhe të komunitetit shqiptar në Amerikë. Shqiptarët janë pronarë biznesesh të vogla, punëtorë të vijës së parë dhe familje punëtore që e bëjnë qytetin tonë të gjallë. Është një nder të bashkohem sot me ju për të nderuar Heroin Kombëtar Shqiptar si Gjergj Kastrioti Skënderbeun. Kur flas për njujorkezët e mirë e kam fjalën për komunitetin e shqiptarëve. Ju përfaqësoni njujorkezët e mirë. Punëtorë të palodhur të përkushtuar dhe të devotshëm” shkruajti në tweeted Adams.
Ndersa, në fjalën e tij para të pranishmëve, kryebashkiaku i Nju Jorkut Eric Adams, tha se komuniteti shqiptaro-amerikan përfaqëson pjesën më të mirë të qytetit të Nju Jorkut. Ai falenderoi këtë komunitet për angazhimin e tij drejt një shoqërie më të sigurt.
“Kur flas për njujorkezët e mirë, flas për shqiptarët sepse ju jeni përfaqësues të njurorkezëve të mirë. Jeni shumë punëtorë dhe të përkushtuar. Besoni në sigurinë publike dhe cilësinë e jetës që e meritojmë në qytet. //Nuk ju shoh si pjesë të një zone zgjedhore, ju shoh si vëllezër dhe motra. Prandaj, meqenëse unë jam kryebashkiaku, mund të themi se e kemi kryebashkiakun e parë shqiptar”, tha zoti Adams.
I pranishëm në ceremoni ishte edhe udhëheqësi i shumicës në Senatin amerikan Chuck Schumer.
“Ju dua shumë. E dua këtë komunitet, sepse jeni pjesa më e mirë e Amerikës. Shumë njerëz erdhën këtu në vitet 50, 60 dhe 70. Gjithçka që keni dashur është të punoni shumë, që të siguroni jetë të mirë për veten dhe jetë edhe më të mirë për fëmijët tuaj. Dhe ia keni arritur”, tha zoti Schumer, ndërsa u zotua se do të vazhdojë angazhimin e tij në Uashington për çështjen shqiptare.
Premtim të njëjtë dha edhe ligjvënësi Richie Torres. Në fjalimin e tij, ai foli për rëndësinë e figurës së Gjergj Kastrioti-Skënderbeut, duke e krahasuar atë me ditët e sotshme.
“Shumë para rezistencës ukrainase kundër Rusisë, ishte rezistenca shqiptare kundër Perandorisë Osmane. Prandaj jam shumë krenar që u bashkohem që të festojmë për historinë dhe u them se do të vazhdoj të angazhohem për komunitetit shqiptar në Kongresin e Shteteve të Bashkuara”, tha gjatë fjalimit të tij ligjvënësi Richie Torres, bashkëkryetar i grupit të ligjvënësve në Kongresin amerikan për çështjet shqiptare.
Eventin e shqiptarve në New York, e përshëndetën edhe dy Kryeministrat Shqiptar, ai i Shqipërisë Edi Rama, të cilën e lexoi Shefi i Misionit të Shqipërisë në OKB-,Ambasador Ferid Hoxha dhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pershendetjen në pamundësi për të marrë pjesë, e lexoi ushtruesi i detyres Konsulli i Pergjithshem i Republikes se Kosovës Lulzim Krasniqi.
Të pranishmit po ashtu shijuan një program të pasur kulturor, pjesë e të cilit ishte edhe grupi folklorik “Shqiponjat” i themeluar nga komuniteti Arbëbresh në Itali në vitin 1994, dhe ardhur posaqerisht per kete event.
“Sot jemi vërtetë shumë të lumtur sepse mund të vallëzojmë dhe këndojmë bashkë me vëllezërit dhe motrat shqiptarë që jetojnë këtu në Amerikë. Ne jemi një grup folklorik, emri ynë është Shqiponjat. E kemi mbajtur gjuhën, traditën dhe kjo është veshja tradicionale”, tha Mariateresa Konte.
Pjesë e programit artistik u bënë muzikant, këngëtar të njohur të komunitetit, kengëtarja e njohur Merita Halili dhe Raif Hyseni Mjeshtër i Madh, Gëzim Nika “Mjeshtër i Madh”, sopranoja e njohur Dëshira Ahmeti – Kërliu, tenori Bledar Maqellara , këngëtarët Xhemi Nokshiqi – Muzai, Besim Muriqi, Agron Maqellara, Denis Delia, Arben Krasniqi, Arbërie Hetemi dhe Ernest Muhaxhiri, Bukurije Funici, Kristina Marku, Bashkim Vushaj, Fran Vulaj, Faikije Zogaj, Gerta Tafa, Kristina Marku,Lisa Bujaj etjer…
Preformuan po ashtu edhe disa grupę vallëtarësh : Ansambli Folklorik “ Rugova”, Grupi i valltarëve “Rozafati” me koreografe Angjelina Nika, Grupi i vajzave të Ana e Malit, Shoqëria kulturore “Kraja”, grupi i valleve Nora e Kelmendit, grupet e nxënësve të shkollës “Children of the Eagle”, Qendra Rinore Shqiptare në Greenwich, Grupi i nxënësve nga Shkolla “AlbaLife” e tjer.

Gjergj Kastrioti-Skënderbeu është rruga e tretë në lagjen Bronks që nderon figurat e njohura shqiptare, pas asaj Nënë Tereza dhe Fan Noli.
Riemërtimit të Rrugëve për nder të figurave më prominete të historisë kombëtare shqiptare, në qytetin e Bronxit – New York, ka nisur me rrugën Lydik dhe Holland në lagjen Pelham Parkway në Bronx, një lagje me një përqindje mjaft të madhe të banorëve shqiptaro-amerikanë :“Nëna Tereza Way”, në 30 Gusht 2009, kur Ish këshilltari Jimmy Vacca, i cili, bashkë me Esad Rizain, udhëheqës i fondacionit të Shoqërisë Shqiptaro-Amerikane, qenë edhe shtytësit kryesorë të asaj nisme.
Ndërsa, më 9 Prill 2022 ish këshilltari Mark Gjonaj – ishte ai që i kërkoi Këshillit të Bashkisë së New Yorkut, që një rrrugë në Morris Park të Bronx-it në New York, të riemërtohej “Fan Noli Way”.
Ceremonia e riemërtimit të rrugës “Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, në Crescent Ave në Artur Ave për nder të Gjergj Kastrioti Skenderbeut, udhëheqësit historik të luftrave kundra perandorisë otomane turke, gjatë shekullit të 15-të ishte aktiviteti edhe për të festuar kulturën shqiptare, ndersa vazhdoi gjatë gjithë ditës në atë shesh me një panair festiv.
Aktiviteti festojë historinë shqiptare të lagjes dhe lidhjet me komunitetin e bisneseve italiano-amerikane. Panairi prezantojë Grupin Folk Shqiponjat, një grup muzikantësh dhe valltarësh arbëreshe me veshje tradicionale nga Kalabria e Italisë, si dhe ushqime shqiptare, aktivitete për fëmijë e shumë të tjera.

By admini