Kam nderin dhe kënaqësinë që në emrin tim dhe në cilësinë e kryetarit të Forcës së Re Demokratike t’ju uroj përzemërsisht besimtarëve të besimit islam Fitër Bajramin, që këto ditë feste të na afrojnë gjithmonë e më shumë me njëri-tjetrin, kështu fillon urimin e tij për Festën e Fitër Bajramit, kryetari i Forcës Genci Nimanbegu.
Pas ditëve me agjërim dhe sakrificë gjatë muajit të madhërishëm të Ramazanit, uroj që kjo ditë e parë Bajrami t’ju ketë gjetur me shëndet të mirë familjet e të afërmit tuaj dhe më solidarë ndaj të pamundurve.
Në këto ditë feste e gëzimi të Bajramit, ju dëshiroj secilit prej jush kudo ku jetoni e veproni të ju ndjek mbarësia, kthjelltësia e mendjes, paqja dhe lumturia!
Me shëndet e begati – festa e Fitër Bajramit!, përfundon urimi i kryetarit të Forcës Genci Nimanbegut