Koalicioni E bardha në të zezë propozoi sot formimin e një qeverie të pakicës për të kapërcyer krizën politike në Mal të Zi.

Zëvendëskryeministri dhe lideri i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq, ka bërë të ditur se do të ofrojë krijimin e një qeverie të pakicës dhe se do t’ua ofrojë të gjithë deputetëve. Ai thekson se të gjithë duhet të mbështesin konceptin e një qeverie të pakicës me të paktën 49 deputetë, por thotë se aty nuk do të ketë  vend për DPS dhe DF. Është koha, siç thotë ai, të zhbllokohet rruga drejt BE-së, shkruan Ulqini Online.

Nëse për këtë model sigurohet mbështetja e mazhorancës në parlament, do të pasonte një nismë për të testuar besimin e qeverisë aktuale.

By admini