Aktivizimi i shërbimir të mermangës në qytetin e Ulqinit për largimin e automjetëve nëpër rrugëet e qytetit duke se i ka mllefosur pa masë qytetarët e këtij qytetit. Nëse merret parasysh dënimi që mund të vi nga marrja e automjetit, atherë mllefi qytetar vetëm shtohet, shkruan Ulqini Online.

Në një post interesant dhe kritik për këtë temë qytetari Ardi Shabani mendon se e gjithë kjo bëhet për interesa personale dhe për ti vrarë ata dhe n[ asnjë mënyre për të ndëgjuar zërin e tyre.

‘’Super, shkëlqyeshëm, faleminderit që dëgjuat nevojat e qytetarëve!

Po cfarë qytetarësh, kur keni bërë diçka te mirë ju per qytetarët qe te bëni tani?! Merimanga është për interesa personale dhe për të vrarë qytetarët edhe më shumë seç janë të vrarë e jo per ti ndihmuar dhe as mos i përmendni qytetarët ketu kur nuk i keni përmend as degjuar për asgjë deri tani, sepse sikur ju ti ndegjojeshit qytetaret dhe shqetesimet e tyre ky qytet do ishte shume me i bukur!!! Po të kujdeseshit të paktën pak për nevojat e qytetarëve, ky qytet do të lulëzonte, ndaj le të dalë merimanga dhe le t’i bëjë edhe më shumë dëm këtij populli të shtypur se pak jane te shtypur ne kto kohera!’‘, shkruan z. Shabani në shkrimin e tij.

Për këtë temë kanë shkruar edhe shumë qytetarë tjerë dhe të pothuajse të gjithë janë kundër këtij vendimi nga ana e Komunës së Ulqinit.

By admini