Në Malin e Zi numri më i madh i rasteve të infektimit me koronavirus për dhjetë mijë banorë u regjistrua në Ulqin.

333 persona të infektuar për dhjetë mijë banorë u regjistruan në Ulqin, 276 në Budva, 189 në Tivar, 159 në Rozhajë, 146 në Tuz, 137 në Tivat dhe 136 në Plevla, shkruan Ulqini Online.

Në Petinjicë u regjistruan 130 pacientë me Kovid-19 për dhjetë mijë banorë, në Podgoricë 118, Berane 115, Kotor 113, Herceg Novi 109, në Cetinë 107, Bijello Pole 106.

Në Plavë u regjistruan 96 infeksione koronavirus për dhjetë mijë banorë, Andrijevicë 89, Nikshiq 88, Zhablak 84, Danilovgrad 79, Pluzhine 61, Mojkovac 49, Kolashin 35, Guci 33 dhe në Shavnik 19 pacientë me Kovid 19 për dhjetë mijë banorë.

Këto shifra llogaritet bazuar në numrin e banorëve në komuna dhe nuk merr parasysh numrin e turistëve aktualë në ato qytete.

By admini