Foto: DAN

Të ardhurat e krijuara nga automjeti i specializuar “Merimangë” në bazë të zhvendosjes së automjeteve të parkuara në mënyrë jo të duhur në komunën e Ulqinit paguhen në llogarinë e kompanisë private “Bogi komerc” me seli në Budva, kështu  tregojnë faturat që marrin qytetarët kur automjeti i tyre transportohet në një parking të veçantë që gjendet në hapsirat e ish-kompanisë “Jadran prevoz”, shkruan Dan, transmeton Ulqini Online.

Sipas Dan, merimanga për ngarkimin dhe shkarkimin e automjeteve merr 30 euro, për transport poashtu 30 euro për dhe pesë euro të tjera për ruajtjen e automjeteve në parkingun deri në 24 orë: gjithsej 65 euro të paguara nga pronari i automjetit në llogarinë e kompanisë nga Budva,

Siç merr vesh Dan, ajo kompani është angazhuar me një kontratë nga Komuna e Ulqinit për transferimin e automjeteve të parkuara ilegalisht dhe atyre të dëmtuara, e cila është nën juridiksionin e kompanisë lokale “Parking Servis”, dhe për nevojat e Policisë Komunale të komuna më jugore.

Lajmi i plotë
https://www.dan.co.me/crna-gora/cudan-slucaj-ulcinjskog-pauka-svi-prihodi-od-nepropisnog-parkiranja-idu-na-racun-budvanske-firme-5080652?fbclid=IwAR3CAED5CdmksP7AgchsX_QXTURS8LUIXmkqr4-EEGYP50RE4kNeXSvgJjE

By admini