Aplikimet për shtesat e fëmijëve nën moshën gjashtë vjeç, të cilat përbëjnë një të tretën e numrit të përgjithshëm të fëmijëve nën moshën 17 vjeç në Mal të Zi, do të fillojnë më 1 shtator në të gjitha qendrat për punë sociale. Siç mësohet nga portal për prindër, qytetarët mund të presin pagesat e para për muajin tetor në mes të tëtorit kurse disa nga qendrat kanë shpallur tashmë orarin e regjistrimit në mënyrë që të shmangin turmat, shkruan Ulqini Online.

Prindërit e fëmijëve nga Tivari dhe Ulqini do të regjistrohen në zyrat e Qendrës për punë sociale në këto komuna nga 1 Shtatori, gjatë ditëve të javës nga ora 7 deri  në ora 15 dhe nga ora 16 deri në ora 18 orë, ndërsa  të Shtunave nga ora 7 deri në ora12, sipas orarit të mëposhtëm:

1.09.2021 – 4.09.2021, Mbiemrat nga shkronjat A deri te shkronja Gj

09/06/2021 – 09/08/2021, Mbiemrat nga shkronjat E deri te shkronja K

09/09/2021 – 09/13/2021, Mbiemrat nga shkronjat L deri te shkronja O

09/14/2021 – 09/18/2021, Mbiemrat nga shkronja P deri te shkronja U

09/20/2021 – 09/21/2021, Mbiemriat  nga shkronja F deri te shkronja Sh

Për të gjitha pyetjet shtesë, qytetarët mund të telefonojnë në linjën telefonike pa pagesë të qendrave të punës sociale 19977.

By admini