Ministria e arsimit të Malit të Zi njofton se dje ka filluar distribuimi i librave pa pagesë në gjuhën shqipe në qytetin e Ulqinit, transmeton Ulqini Online.

Qeveria e Malit të Zi për here të pare për të gjithë nxënësit e shkollave fillore ka siguruar libra pa pagesë gjë që paraqet një lehtësim shumë të madh për prindërit.

Disa komuna në Mal të Zi kanë marrë edhe një hap më shumë duke ndarë nga buxheti i tyre të holla për nxënësit fillestarë për mjetet tjera shkollore.

By admini