Sezoni turistik i këtij viti akoma është duke vazhduar dhe nëse koha do të jetë e mire mund të ketë edhe një minisezon gjatë mujit shtator, kështu mendojnë punëtoret turistik të qytetit tonë. Sido që të jenë ditët në vazhdim, sezoni turistik i këtij viti mund të quhet më së i sukseshëm, shkruan Ulqini Online.
Shumë punëtorë turistik janë të mendimit se nuk mbajnë mend sezon të tillë sa i përket numrit të vizitorëve. Numri i madh i mysafirëve këtë vit në Ulqin ka ardhur si pasojë e shumë rrethanave ku mund të përmenden bllokimi total i vitit të kaluar, ardhja shumë e madhe e diasporës ku veçohet ajo kosovare, heqja e sigurimit në kufi por dhe ndonje faktor tjetër.
Në rrethanat e mësipërme duhet shtuar edhe puna në pikën kufitare në Sukubinë. Këtë vit edhe përkundër numrit rekord të kalimeve në nivele ditore, mospritja në këtë pike kufitare ka qenë diçka shumë e dukshme dhe e pritur mire nga mysafirët e shumtë që e kanë përdorë këtë pike kufitare.