Institutit për Shëndetin Publik (ISHP) i janë dorëzuar dje analizat e rezultateve për 3.696 mostra të kryera, në mesin e të cilave 548 kanë rezultuar pozitive, prej tyre 489 nga vendi dhe 59 turistë. Në Mal të Zi dje u konfirmuan edhe pesë raste vdekjeje si pasojë e infektimit me SARS -COV2.
Sa i përket situatës epidemiplogjike në Komunën e Ulqinit vërehet një përkeqësim i dukshëm. Për fat të keq, sipas të dhënave të Institutit për Shëndetin Publik 3 rastet e vdekjejeve si pasojë e infektimit me SARS -COV2 ishin nga komuna jonë, shkruan Ulqini Online.
Poashtu dje u konfirmuan edhe 81 raste të reja të të infektuarëve me SARS -COV2 ku prej tyre 59 janë nga Komuna e Ulqinit dhe 22 turistë duke e çuar numrin e rasteve aktive në 606 veta.
Numri i përgjithshëm i rasteve aktuale aktive me Covid-19 në Mal të Zi është 4.639 persona.