Spitali i Tivarit

Mjekët e Spitalit të Përgjithshëm në Tivar do të ndihmohen nga kolegët nga QKMZ 

Nga java e ardhshme, mjekët e Spitalit të Përgjithshëm në Tivar, konkretisht në repartin Covid, do të ndihmohen nga kolegë specialistë nga Qendra Klinike e Malit të Zi, kështu mësohet nga rtcg, transmeton Ulqini Online.

Aktualisht, në qendrën Covid janë 39 pacientë nga të cilët 37 janë konfirmuar pozitiv, dhe 2 janë nën vëzhgim. Nga të shtruarit në spital, 17 janë nga Tivari, 5 nga Budva, 15 nga Ulqini, dhe 2 pacientë janë turistë, tha ndihmës drejtori i Spitalit të Tivarit, Dr. Zoran Vojinoviq.

Rastet e reja të infeksionit me koronavirus po rriten në mënyrë eksponenciale, dhe numrat që tani kemi në Mal të Zi janë në nivelin e atyre që kishim në fund të shtatorit të vitit të kaluar, vuri në dukje Instituti i Shëndetit Publik. Në dy javët e fundit, Instituti regjistroi 3 mijë e 360 raste, që është një rritje prej mbi 200 përqind krahasuar me numrin prej 1 mijë e 75 pacientëve dy javë më parë. Gjithashtu, numri i pacientëve të shtruar në spital deri dje ishte 132, që është dyfishi i numrit të regjistruar një javë më parë, ku ishin vetëm 66.

By admini