Në Mal të Zi deri më tani 42.1 përqind e popullsisë së rritur është vaksinuar me dozën e parë të vaksinës së koronavirusit, kurse 35.3 përqind janë rivaksinuar.
Siç transmeton rtcg, me dozën e parë të vaksinës janë imunizuar deri tani mbi 192 mijë persona ose 31%, kurse me dozën e dytë afër 162 mijë ose 26% të numrit të përgjithshëm të banorëve të Malit të Zi, shkruan portali covidodgovor.me.
Në Qendrën Klinike, 15 pacientë me infeksion Covid janë në gjendje kritike për jetën, u njoftua nga ky institucion shëndetësor. Aktualisht në këtë Qendër janë të shtruar 28 pacientë të prekur nga Covid 19. Në Mal të Zi aktualisht janë mbi 3 mijë 300 persona të infektuar me koronavirus, prej të cilëve mbi 100 janë shtruar në spitale në nivel vendi. Ju kujtojmë, se vaksinimi masiv kundër COVID-19 në Mal të Zi filloi më 4 maj. Duke theksuar se situata epidemiologjike po komplikohet, ekspertët ftojnë qytetarët që të respektojnë masat dhe të vaksinohen për të arritur imunitetin kolektiv.