Në këtë kohë ku mbizotrojnë temperaturat shumë të larta rreziku nga shpërthimi i zjarrëve është në çdo moment.

Në Shtoj të Ulqinit, siç mësohet nga NP Komunalja, mbetet shqetsim i madh djegija e mbeturinave.
”Pas shkaktimit te zjarrit dhe ndezjes se kontejnerëve për herë të tretë gjatë sezonit turistik sot (dje) u intervenua ne qendër të Shtojit duke e pastruar dhe lare hapsiren. Lusim organet komeptente qe tash e tutje të marrin masa ndaj atyre qe janë te papergjegjeshëm”, thuhet nga kjo ndërmarrje, transmeton Ulqini Online.

Situata me zjarre në Ulqin këtë vit ka qenë relativisht e qetë por papërgjegjshmëritë si në rastin e Shtojit mund të jenë fatale.

By admini