Këngëtari Gzim Salaj duke ndjekur Vllazninë

Vllaznia nën mbështetjen e tifozëve të saj, një pjesë edhe nga Ulqini, ka bërë një përmbyjse të madhe në stadiumin e Loro Boriçi. Shkodranët fituan me rezultatin 3-0 Siroki Brijeg, duke përmbysur humben 3-1 në Bosnje, shkruan Ulqini Online.

Edhe pse pjesa e parë u mbyll me barazim 0-0, Vllania nuk u demoralizua por vazhdoi të kërkonte golin dhe u shpërblyen duke shënuar tre herë.

Kualifikimi për në fazën më tej të Vllaznisë ka sjellë festë në Shkodër. Me qindra tifozë pushtuan rrugët e qytetit duke festuar. Në këtë festë të madhe nuk munguan edhe një numër i madh i tifozëve nga Ulqini. Në mesin e këtyre nuk kishte si të mungonte edhe këngëtari i njohur Gzim Salaj i cili është i pranishëm shpesh në ndeshjet e Vllaznisë.

https://www.facebook.com/Digitalb/videos/139482388297897

By admini