Rritja e çmimit të bukës është domosdoshmëri e cila kërkon rishqyrtim të hollësishëm të politikave afariste të prodhueseve, pastaj mirëkuptimin dhe përkrahjen për tregtarët, është vlerësuar në mbledhjen e parë të grupacionit të bukëpjekësve të formuar në kuadër të Këshillit të Shoqatës së bujqësisë dhe industrisë ushqimore pranë Odës Ekonomike të Malit të Zi, shkruan rtcg, transmeton Ulqini Online.
Afaristët kanë vlerësuar se problemet disa vjeçare në Industrinë e bukëpjekësve kanë ndodhur para së gjithash si pasojë e çmimit të ulët të bukës. Ndryshe, Partia socialdemokratike do ta përsërisë kërkesën drejtuar kryetarit të Parlamentit që urgjentisht të caktojë seancën e parlamentit në të cilën do të diskutohej për ligjin mbi akcizat dhe të miratohet propozimi për zbritjen e akcizave në karburante, ka kumtuar kryetari i Partisë Socialdemokratike, Rashko Konjeviq.