Ulqinakët tashmë kanë bërë të gjitha përgatitjet, aq sa kanë mundur, për ata që preferojnë t’i kalojnë pushimet në këtë bregdet. Madje, shumë hotele dhe shtëpia të vogle që ofrojnë apartmane turistike kanë shpalosur nëpër rrjetet sociale ofertat e tyre me zbritje të mëdha për festën e 1 majit, shkruan Ulqini Online.

Punëtoret turistike të qytetit janë të bindur se kosovaret këtë verë do ta vizitojnë Ulqinin i cili sipas tyre ofron kushte të mira për turistët që e zgjedhin këtë bregdet për t’i kaluar ditët e nxehta së verës të këtij viti. Ata veç kanë filluar ti paraqesin ofertat turistike në Kosovë, pasiqë mysafirët nga Kosova përbëjnë 70 për qind të pushuesve në bregdetin e këtij qyteti.

Ndërsa, për kosovaret që preferojnë festen e 1 majit ta kalojnë në Ulqin, ata i presin oferta speciale dhe zbritje e çmimeve në shumë hotele dha banesa private.

Përparësi do të jenë edhe masat e lehtesuara për hyrje të mysafirëve nga Kosova. Të gjithë mysafirët që vine nga Kosova nuk do të kenë të nevojshëm testime të ndryshme apo dhe pengesa të ngjashme.

Pas vitit të kaluar ku sezoni turistik deshtoi, për këtë vit shpresat janë të mëdha.

By admini