THIRRJE PËR DHURIM LIBRASH PËR TË RINJTË NË ULQIN
Aksioni “NJË LIBËR PËR TË RINJTË” 📚, vjen si një nismë e përbashkët e liderëve rinorë në Ulqin, të angazhuar në programet e OJQ Horizonti i Ri dhe Këndit për të Rinj në Bibliotekën e Qytetit!
Qëllimi i kësaj nisme është pasurimi me literaturë i kësaj hapësire të veçantë, e cila tash 4 vite shërben si një ambient unik për të gjithë nxënësit, studentët dhe të rinjtë e Ulqinit!
Ftohen të gjithë ata që kanë mundësi ta përkrahin këtë iniciativë dhe që dëshirojnë të dhurojnë një nga librat e tyre – nxënësit, mësimdhënësit, prindërit, afaristët, e në veçanti personat publik dhe vendimmarrësit lokal, të bëhen pjesë e nismës për pasurimin e Këndit për të Rinj në Bibliotekën e Ulqinit!
Aktiviteti mbështetet nga Drejtoria për Rini dhe Sport e Malit të Zi, në kuadër të projektit “Të rinjtë e angazhuar për komunitetin aktiv”.
Aktiviteti do të zhvillohet në përputhje me masat aktuale të mbrojtjes shëndetësore, të lëshuara nga Instituti i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi.