Me pikëllim mësuam lajmin e hidhur për vdekjen e shkrimtarit dhe mësuesit të letërsisë nga Shkodra, Skënder Temali, kështu fillon mesazh ngushëllimi i Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club nga Ulqini.

Ai ishte një mik i shoqatës sonë, i cili si shkrimtar dhe kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shkodër vendosi urat e munguara të bashkëpunimit midis shkrimtarëve të Shkodrës dhe atyre shqiptarë nga Ulqini dhe Mali i Zi. Temali ishte redaktor i librave të disa autorëve nga Ulqini, pjesëmarrës në aktivitete letrare dhe kulturore të shoqatës sonë dhe organizator i aktiviteteve të përbashkëta ndërmjet dy shoqatave tona. 

Skënder Temali ka lënë trashëgimi rreth njëzet vepra letrare në poezi dhe prozë. Përpos vlerave letrare, Temali ishte një njeri me vlera e virtyte të rralla njerëzore që rrezatonte më së miri qytetarinë shkodrane dhe tek i cili mishërohej natyrshëm dija, kultura, maturia, altruizmi etj.

Në emër të Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” i shprehim ngushëllime familjes, të afërmve, Shoqatës së Shkrimtarëve të Shkodrës dhe anëtarëve të saj, përfundon mesazh ngushëllimi nga kjo shoaqtë.

By admini