
Qeveria e Malit të Zi si sot një vit më parë kishte njoftuar se 2 persona kishin dalë pozitivë në koronavirus duke e futur edhe Malin e Zi në harten shteteve me raste të të infektuarëve. Atë ditë u bë e ditur se dy të infekturit me COVID-19 ishin dy gra, njëra e moshës 72 vjeçare dhe tjetra e moshës 47 vjeçare. Njëra prej të prekurave ishte nga Ulqini kurse tjetra nga Podgorica, shkruan Ulqini Online.
Të dyja të prekurat kishin histori udhëtimi. Njëra prej tyre ishte kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa tjetra kishte ardhur nga Spanja.
Sipas të dhënave të Institutit të shëndetit publik të Mait të Zi, deri me 31 janara 2021 në Ulqin kishin vdekur 43 persona. Nëse këtij numri i shtohen edhe rastet me fund fatal gjatë muajëve shkurt dhe mars të këtij viti, ky numër është shumë më i madh.
Në tabelat përmbledhëse të Institutit të shëndetit publik të Mait të Zi, nga 1 shkurti i këtij viti nuk figurojnë më kolonat për raste me fund fatal, por vetëm të infektuarit të rinj dhe numri i rasteve aktive.
Një vit më pas në Komunën e Ulqinit situata është alarmante dhe qyteti po përballet me valën e dytë të infektimeve me Covid-19 pas asaj te shtatorit dhe tetorit të vitit te kaluar.