Sot, mbarë populli i Malësisë, humbi një humanist të përkushtuar dhe një veprimtar të palodhshëm, mjekun dhe politikanin – Dr. Abedin Axhoviq, kështu mësohen nga një shkrim i Komunës Tuzit.

Dr. Axhoviq, ishte mjek i cili për një kohë të gjatë shërbeu pranë Shtëpisë së Shëndetit në Tuz, me përkushtim dhe devotshmëri.

Gjithashtu, ishte edhe kryetar i Komunës urbane të Tuzit gjatë periudhës 2014-2019.

Edhe kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj ngushëllon familjen për këtë humbje.
”Në cilësinë e kryetarit të komunës së Tuzit, në emër të qytetarëve të Malesisë e falënderoj për punën dhe perkushtimin që ka treguar, duke i shërbyer popullit të Malësisë, si mjek, humanist dhe kryetar i komunës.Familjes dhe të afërmve ngushëshime!”, shkruan Gjeloshaj

By admini