Pas festave mund të pritet një rritje e butë e numrit të infektuarve me koronavirus, për shkak të tubimeve dhe mosrespektimit të masave të parapara, ka deklaruar për TVMZ epidemiologu në Institutit për shëndetin publike dr. Nebojsha Sekuliq.
Ai ka shtuar se gjatë ditëve të fundit kemi pasur një rënie të vogël të numrit të infektuarve nga ky virus .
“Megjithatë kjo është shumë larg nga situata e dëshiruar . Gjithnjë kjo shifër është tejet e lartë si dhe numri i personave pozitiv në raport me numrin e të testuarëve. Andaj , as nuk mund të flitet për një qetësim të situatës. As që mund të pritet një rëni intensive në periudhën e ardhshme, duke pasur para sysh festat që vijojnë”, ka theksuar Sekuliq, transmeton Ulqini Online.
Ai ka shtuar se nuk mund të vlerësohet se çfarë situate epidemiologjike na pret pas festave. Megjithatë, siç ka shtuar ai, brenda disa javëve do të dihet definitivishtë situata e krijuar, duke përsëritur se marrja e vaksinës nuk do të jetë e detyrueshme.
Po sot, nga Instituti i shëndeti publik në Mal të Zi mësohet se gjatë 24 orëve të fundit në këtë shtet kanë vdekur 7 persona kurse 424 veta kanë rezultuar pozitiv në virusin korona. Në qytetin e Ulqinit pas një kohë të qetë sot është shënuar një rritje e ndjeshme e të infektuarëve, 19 veta.