Polici u thirr për vjedhje, ndërsa, në vend se t’i arrestoi ai nga vetja i e tij pagoi për ushqimet e tyre të “vjedhura
Nga Beqir SINA New York
MASSACHUSTESS : Një oficer policie i Massachusetts përdori paratë e tij për të blerë darkën e Krishtëlindjes për një familje në nevojë në vend që të akuzonte dy gra për vjedhje dyqani.
Zyrtari i Policisë Somerset Matt Lima, simbas CNN u thirr nga security i një supermarketi në zonën ku shërbente, në Supermarktein Stop & Shop, në 20 Dhjetor, pasi siguria e dyqanit tha se gratë nuk skanuan gjithçka që vendosnin në çantat e tyre, kur ato kaluan ushqimet në një regjistër arkë llogaritse, sipas një deklarate në faqen e internetit të departamentit të policisë.
Gratë, të cilat kishin dy fëmijë të vegjël me vete, u ndaluan ndërsa po dilnin nga dyqani, tha policia.
“Unë vetë kam dy vajza, të ngjashme në moshë me dy vajzat që ishin ndaluar, kështu që më preku disi, më shumë në anën njerëzore”, i tha Lima, gazetarve që bënë lajmin e ditës, njoftimin e policisë federale.
Lima mori një nga gratë mënjanë në mënyrë që të mund të flisnin për atë që ndodhi pa dëgjuar fëmijët. Punonjësit e dyqanit i mbanin fëmijët të mos kuptonin se çfarë po ndodhte, kështu që ata nuk do të dinin se çfarë po ndodhte.
“Gruaja me të cilën fola, më shpjegoi se punonte, por gruaja tjetër nëna e fëmijëve nuk po punonte dhe kishte disa çështje të tjera familjare dhe se ajo që kishte marrë ishte darka e Krishtlindjes për fëmijët,” tha Lima për CNN.
Ai veçse u tërhoqi vërejtjen por nuk ngriti akuza, tha policia. ‘Ata ishin shumë mirënjohës, ato ishin të tronditura. Unë jam i sigurt se shumë njerëz në të njëjtën situatë do të mendonin se do të kishte një rezultat tjetër, dhe ndoshta ata do të arrestoheshin ose do të duhej të shkonin në gjykatë’.
Lima madje u dhuroi një kartë dhuratë, dy grave prej 250 dollarë, në mënyrë që ato të mund të blinin ushqimet e tyre në një dyqan tjetër, për Krishtëlindje