
Nga drejtuesit e Komunës së Ulqinit kemi kërkuar që të vazhdojnë të mbeshtesin studentët e suksesshëm të cilët studiojnë në vend dhe në shtete tjera të rajonit me anë të shpalljes së konkursit për ndarjen e bursave edhe për vitin akademik 2020/2021, me qëllim që sipas traditës së deritashme të na ndihmojnë financiarisht gjatë studimeve, kështu fillon kumtesa për opinion të nënshkruar nga 29 studentë të dalluar nga Komuna e Ulqinit.
Jemi të vetëdijshëm për mungesën e mjeteve buxhetore, por besojmë se duke investuar në arsim, investojmë në të ardhmen tonë.
Komuna, edhe në qoftë se nuk e ka buxhetin e mjaftueshëm për t’i mbuluar të gjitha shpenzimet për ndarjen e bursave, e vlerësojmë të arsyeshme që të shqyrtojë mënyrën dhe mundesinë për zgjidhjen e këtij problemi që po na preokupon ne studentëve elitarë të kësaj komunë në përpjekjet tona akademike, vazhdon kumtesa.
Dhënia e bursave studentëve që kanë treguar suksese të larta në fakultete normalisht do të ndikojë pozitivisht në procesin mësimor të secilit studentë, sepse do të kuptojmë se pushteti aktual do të vazhdojë të vlerësojë atë që ne e meritojmë. Në të kumndërtën kjo strukturë udhëheqëse e pushtetit do të japë një mesazh të keq, se ka hequr dorë nga e ardhmja e këtij qyteti, përfundon kumtesa e studentëve të dalluar nga Komuna e Ulqinit.

