
“SOS telefoni për femra dhe fëmijë viktima të dhunës në Ulqin”, ditën e mërkurë më 25 nëntor 2020,në ora 12,në hapësirat e SOS telefonit do të organizojë konfrencë për media me rastin Ditës Nderkombëtare kundër dhunës ndaj grave!
Si çdo vit, duke kontribuar për 16 Ditët e aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore, SOS telefoni do të nisë një fushatë të re të titulluar “Thyej heshtjen”. Fushata synon të rrisë vetëdijen për çështjen e dhunës ndaj grave, duke u përqendruar kryesisht në të drejtat e grave.Në muajin dhjetor, ne do të shpërndajmë Broshura, fletëpalosje dhe postera në të gjitha institucionet relevante që trajtojnë këtë problematikë.