‘’Si pasoje e virusit COVID-19, ne moshen 38 vjecare vdiq Dritan Alaj. Ai la pas vetes babain, gruan dhe dy femijet e tij, Dorian e Erjona. Ç’te flasim per Dritanin?! Fjalet nuk mund te pershkruajne miresine dhe virtytet e tij, i dashur per familje, i sjellshem per shoqeri, i kujdesshem, punetor, patriot e aktivist nder shqiptaret e Malit te Zi.
Ne kujtim te tij dhe te mirave te tij te pafund, qe femijeve te mos u mungoje gje, pervec babait te
tyre te dashur, lusim ata qe kane mundesi te kontribojne per dy femijet e tij jetim!
Paraprakisht ju falenderojme dhe Zoti ju bekoftë të gjithëve!’’
, këto ishin fjalët e shkruara në platformën gofundme nga organizatorët në ndihmë të familjes së të ndjerit Dritan Alaj ku kërkohej të zbusin vetëm një anë të kësaj humbje të madhe.

I menjëhershëm ishte reagimi i pjestarëve të diasporës sonë. Ata për më pak se dy ditë arritën të grumbullonin mbi 113 mijë $ ndihma.

Diaspora jonë në muajin e fundit mund të ketë grumbulluar sasi deri në gjysëm million dollarë, kryesisht për familjet e rasteve të fundit tragjike në Anë të Malit.

Diaspora jonë vazhdon të mbetët pjesa më e rëndësishme e trevave tona.

Mbledhja e ndihmave vazhdon dhe linku ku mund te ndihmohet është më poshtë.

https://www.gofundme.com/f/in-memory-of-dritan-alaj?utm_source=customer&utm_campaign=m_pd+share-sheet&utm_medium=copy_link_all

By admini