SOS telefoni për femra dhe fëmijë viktima të dhunës në Ulqin ka siguruar banesën për strehimin e grave dhe fëmijëve të cilat kanë përjetuar dhunë në teritorin e Komunës së  Ulqinit, dhe Tivarit. Drejtoresha ekzekutive e SOS telefonit në Ulqin Hatixhe Nelaj deklaroi se kjo ka qenë një kërkesë e vazhdueshme  e SOS telefonit,por edhe të gjitha institucioneve relevante.Me sigurimin  e një banese (strehimere) ne kemi lehtësuar shumë zgjidhjen momentale të strehimit të  viktimës,por edhe të të gjitha institucioneve që direkt merren me këtë problematikë. Kemi krijuar një bashkpunim të mirë me Policinë,Qendrën për Punë Sociale,Prokurorinë,Gjykatën Themelore dhe atë për kundërvajtje ,si këtu në Ulqin ,ashtu edhe në Komunën e Tivarit,shprehet Z. Nelaj .Numri i sos telefonit kujdestarë  030-411-700,dhe 067-501-950 ka qasje të lirë 24 orë.

Të dhënat tregojnë se shkalla e dhunës në familje është rritur ndjeshëm në vendet e Ballkanit që nga vendosja e kufizimeve në lëvizje në luftën kundër COVID-19.

Dhuna në familje zakonisht ndodhë prapa dyerve të mbyllura, dhe viktimat vuajnë në heshtje. Megjithatë, sipas zj. Nelaj , raportimi i rasteve të dhunës në familje në Ulqin  ka shënuar  ngritje gjatë viteve të fundit. “Kjo nuk nënkupton rritje të numrit të rasteve të dhunës në familje, por se viktimat po i njohin më mirë të drejtat e tyre”, shpjegon ajo. Kur gratë janë të fuqizuara, të sigurta, të arsimuara dhe të pavarura ekonomikisht, të gjithë do të përfitojnë: gratë, burrat dhe fëmijët, si dhe shoqëria jonë në tërësi.
Në kuadër të këtij projekti i cili do të zgjasë 9 muaj janë parapa edhe aktivitete tjera si: shoqërimi i viktimës në institucione nga personi i besueshëm,një tribunë me qytetar dhe përfaqësues të institucioneve relevante që janë ngusht  të lidhur me këtë problematikë me temën “Pse grate qëndrojnë me dhunuesin”,si dhe do të niset një iniciativë drejtë vetëqeverisjes lokale për të lobuar që qeverisja lokale të financojë shërbimin e përkrahjes .

Projekti  realizohet  me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian, përmes projektit “Ndalimi i Dhunës ndaj Grave në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi:” Zbatimi i Ligjit, Ndryshimi i Qëndrimeve “, zbatuar nga Zyra e Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Mal të Zi .

By admini