
Në spitalin e përgjithshëm të Tivarit, gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 3 kovid pacientë, ka deklaruar për Radion e Malit të Zi drejtori i këtij institucioni shëndetësor Dragosllav Tomanoviq, transmeton Ulqini Online.
Fjala është, siç ka deklaruar, për pacientë nga Ulqini i lindur me 1962, Herceg Novi me 1957, kurse pacienti i tretë shtetas i Ukrainës i lindur në vitin 1967, deklaroi Tomanoviq.
Ai njoftoi se në këtë institucion të hospitalizuar janë 72 pacientë kovid, nga të cilët pesë janë në repartin intensiv të spitalit. Një pacient është në ventilim mekanik, kurse tre të tjerë në ventilim joinvaziv.
Numri i të vdekurëve në komunën e Ulqinit ka arritur në 20 veta, numër shumë i lartë ky.