Shoqata e hoteljerëve të Malit të Zi ka kumtuar se për ta, prej sot nuk vlejnë masat e Trupit koordinues nacional, dhe kanë paralajmëruar hapjen e objekteve në tëre territorin e Malit të Zi, duke filluar prej të enjtes që vjen.
Hoteljerët në kumtesën e vetë kanë shtuar se Trupi koordinues nacional është duke i njoruar ata.
”Edhe pse , si hoteljerë jemi përpjekur që ti respektojmë të gjitha masat e propozuara, prej sot ato për ne nuk janë në fuqi. Për aq më parë kur organet dhe institucionet shtetërore i injorojnë ose nuk i sanksionojnë ata, të cilët në objektet fetare, në ambientet e hapura, por edhe në Covid spitalet rrezikojnë shëndetin e qytetarëve. Andaj kemi vendosur që në nivelin e Malit të Zi ti injorojmë masat e ashtuquajtura semafor, dhe prej të enjtes do të fillojmë punën normale, në pajtim me rekomandimet e mëparshme për të cilat mendojmë se janë logjike”, thuhet në kumtesën e Shoqatës së hoteljerëve, shkruan rtcg, transmeton Ulqini Online.
Theksohet se objektet do të vazhdojnë të punojnë deri në ora 22 , pas tavolinave do të mund të ulen vetëm 4 klient si në terracë ashtu edhe brenda dhe lagësia mes tavolinave të jetë dy metra. Hoteljerët kanë rekomanduar se kjo është e vetmja mënyrë që të ruajnë ekzistencën e vetë dhe të sigurojnë ekzistencën e familjeve të tyre. Po ashtu kanë theksuar se në takimin e sotëm me kryetarin e parlamentit Aleksa Beçiq e kanë njoftuar atë me situatën mjaft komplekse në të cilën janë gjetur hoteljerët si pasojë e pandemisë.