Fakti se në përbërjen e Qeverisë së re të cilën e ka propozuar mandatari Zdravko Krivokapiq dhe në të cilën nuk ka përfaqësues të pakicave nacionale, do të çojë drejtë polarizimit të mëtejmë të shoqërisë , kurse pakicat do të kenë distancë më të madhe në raport me Qeverinë, ka theksuar Genci Nimanbegu, njëri nga liderët e koalicionit shqiptar “Genci Nimanbegu – Nik Gjeloshaj”.
“Një e gjë e tillë çon drejtë polarizimit të mëtejmë në shoqëri, paralelisht me ndarjet të cilat vërehen qartë ndërmjet malazezëve dhe serbëve. Pakicat do të kenë distancë më të madhe ndaj një Qeverie të tillë dhe kjo do të jetë vështirë të përmirësohet në të ardhmen”, ka theksuar Nimanbegu për gazetën “Pobjeda”, transmeton Ulqini Online.
Koalicioni shqiptarë më parë, si edhe partitë e tjera të pakicave dhe koalicionet e tyre, kanë marrë ftesë nga mandatari Krivokapiq që të jenë pjesë e Qeverisë së ardhshme, mirëpo, siç shihet në propozimin e tij për ministra nuk ka pasur vend për partitë e pakicave. Nimanbegu dhe Gjeloshaj kanë pasur një takim me rastin e ftesës së mandatorit të cilit i kanë dorëzuar edhe dokumentin me kërkesat e veta.