(EPA)

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha të hënën se do të ishte “disi më e lehtë” për Serbinë nëse kandidati republikan dhe presidenti aktual i SHBA-ve Donald Tramp do të fitonte zgjedhjet në SHBA.

Në një konferencë për shtyp në Beograd, ai tha se zgjedhjet amerikane mbeten të rëndësishme për Serbinë, në të cilat, pa dyshim, favorit është kandidati demokrat Joe Biden, me të cilin, siç thotë ai, ka marrëdhënie korrekte personale, por politika e tij nuk ishte në favor të Serbisë, shkruan Tanjug, transmeton Ulqini Online.

“Kjo politikë edhe nuk do të jetë në favor të Serbisë dhe kjo nuk ka asnjë lidhje me marrëdhëniet e mira personale, këtë duhet ta dimë”, tha Vuçiç.

‘Fitorja e Tramp nuk është plotësisht reale’

Ai deklaroi se nuk mendon se fitorja e Trampit është “mjaft reale”, por që nuk është e pamundur dhe se për Serbinë do të ishte “diçka më e lehtë”.
“Fitorja e Trampit do të ishte, pa dyshim, pak më e lehtë, dhe kjo nuk është pyetje e marrëdhënieve. Kjo është arsyeja pse unë befasohem nga disa njerëz që thonë: “Po sikur të fitojë Biden?” Epo, ne nuk duam asgjë, por nuk jemi të verbër, të shurdhër dhe budalla për të mos parë se çfarë do të ishte diçka më e lehtë dhe më e mirë për ne”, tha Vuçiq.

By admini