Fondi humanitar shqiptaro-amerikan ‘’Trojet tona’’ që punon në kuadër të Shoqatës Ana e Malit ditën e hëne ka dhuruar një ndihmë tjetër. Kësaj radhe ishin nxënësit e Shkollës fillore ”Marko Nuculloviq” në Shtoj që përfituan një donacion prej 12 tabletëve të cilët do të përdoren si mejte mësimore në procesin mësimor, shkruan Ulqini Online.

Pajisjet elektronike janë bërë mjete të domsdoshmë dhe të pashmangshme të punës, sidomos në gjatë kohës së mësimit në distancë.

”Falenderon shkolla dhe femijet te cilet percjellin mesimin online ne periudhen e Covid-it”, kështu shkruhet në mesazhin falenderues të Shkollës fillore ”Marko Nuculloviq” në Shtoj në rrjetin social facebook.

Në pranim dorëzimin e këtyre donacioneve ishin prezent udhëheqësia e shkollës, mësimdhënës dhe përfaqësues të Fondit të ‘’Trojet tona’’ në vendlindje.

By admini