Qeveria e Malit të Zi, duke u bazuar në listë KI të Institutit të shëndetit publik, në faqen e saj në twitter njofton për masat më të reja të vcilat do të aplikohen prej kësaj të hëne. Nga ky informacion mësohet se masat për qytetin e Ulqinit për ditët në vazhdim do të zbuten, shkruan Ulqini Online.
Në këtë mënyrë, do të rihapen objektet hoteliere të cilët do të punojnë deri në ora 22. Sipas udhëyimeve në tavolinë do të ketë më së shumti 2 persona me distance minimale prej 1m në mes tyre.
”Semafori” tregon se në Ulqin duhet të rihapen edhe shkollat. Minstria përkatëse ende nuk ka dalur me një njoftim por që duke parë rrethanat më të reja të gjitha gjasat janë që kjo edhe do të ndodhë.