Mali i Zi po kalon ditët më të rënda për sa i përket numrit të personave të vdekur dhe të infektuar nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 354 raste të reja të të infektuarëve më koronavirus kurse 8 veta nuk kanë mundur të mbijetojnë, shkruan Ulqini Online.
Siç mësohet nga Instituti i Shlndeti Publik në Mal të Zi, në Ulqin sot janë shënuar 27 raste të reja dhe për fat të keq 2 persona kanë humbur jetën duke e çuar numrin e rasteve me fatalitet në 17.
Në qytetin tonë për momentin janë 173 raste aktive kurse numri i të shëruarëve deri tani ka shkuar 270.