Nga Arlind Lika, mjek

Duke pasë parasysh rëndimin e situatës epidemiologjike në Komunën e Ulqinit, perkatësisht rritjen e numrit të të infektuarve me virusin e ri SARS CoV-2, për rrjedhojë numrin e madh të fataliteteve nga ky faktor, ndjehem i obliguar që të bëj apel tek qytetaret e Ulqinit që të tregohen të kujdesshëm dhe të ndergjegjshëm, duke u bërë kështu pjesë e ndërprerjes së zinxhirit të infeksionit/virulencës. Siç e vini re, situata po rëndohet çdo ditë e më shumë dhe të gjithë kemi obligim human e qytetar që të japim kontributin tonë duke respektuar masat e parapara: mbajtjen e distancës, mbajtjen e maskës, shtimin e higjienës dezinfektante.
Bëj apel tek qytetarët të cilët kanë simptomatologji nga më të lehtat deri tek më të rëndat e të cilët kanë vendosur që të mos testohen me metoden PCR në SARS CoV2, e pakta që mund të bëhet në raste të tilla,është që të kujdesemi per familjaret tane,per fqinjet tane,per bashkepunonjesit e keshtu me radhe duke qendruar te vetëizoluar.Mos izolimi i personave të infektuar si pa apo me simptomatologji çon në rritjen e numrit e të infektuarëve,rrjedhimisht rrezikohet jeta e bashkëqytetarëve duke pasur parasysh këtu edhe gjendjen momentale dhe kapacitet e institucioneve shëndetesore,si në nivel primarë ashtu edhe në nivel sekondar .
Simptomatologjia e COVID 19 variron: temperaturë e rritur trupore, ethe, lodhje e përgjithshme, rraskapitje, kollë joproduktive, humbje e shijes dhe nuhatjes, të vjella të shpeshta shoqëruar me barkqitje, etj.
Për rrjedhojë ne vendin tonë mund të shënohen tre grupacione rastesh:

  1. Covid-19 të sëmurë me ankesa të lehta dhe mesarare,
  2. Covid-19 të sëmurë me ankesa të rënda dhe
  3. Covid-19 të sëmurë të patestuar/paevidentuar.
    Derisa grupimi i parë menaxhohet në shtëpi, gjegjësisht ambulanca, grupimi i dytë ka nevojë për trajtim specialistik ose spitalor. Apeli shkon për grupimin e tretë, që janë Covid-19 të sëmurët e patestuar, në drejtim të respektimit maksimal të masave të vetëizolimit së paku për 2-3 javë. Gjithashtu, apeloj që të mos nxitohemi me “hapat e hapjes” sepse këto janë ditë vendimtare për shëndetin tonë. Sado e vështirë të duket, gjithçka materjale mund të rikthehet. Janë veç jetët njerëzore që nuk i rikthejmë dot.Dhe për fund, apeloj që të shmangen mbledhitë familjare të çfarëdo natyre, sepse nuk arsyetohet asnjë gëzim familjar apo shoqërorë që rrezikon cilësinë dhe jetën e tjetrit, jetën e të gjithë neve.

By admini