Një rast i ri me koronavirus në Ulqin
Sot në Komunën e Ulqinit është shënuar një rast i ri m koronavirus duke e çuar numrin e të infektuarëve aktiv në 265 veta.
Por një fakt që të bie në sy nëse shikohet tabelat e përditësuar të Institutit të shëndetit publik të Malit të Zi është ai i numrit të personave të shëruar. Nëse për shembull shikohet numri i të shëruarve në komunën tonë me dt. 9 tetor rezulton se deri në atë datë në Ulqin ishin shëruar 104 veta, shkruan Ulqini Online.
Sot, me 21 tetor, apo 12 ditë më pas në Ulqin janë të shëruar vetëm edhe 2 veta apo 106 veta gjithsej. Në komunat tjera në Mal të Zi ky numër është në rritje të vazhdueshme.
Këto shifra kanë rëndësi të madhe pasi në bazë të këtyre numrave edhe janë marrë masat më të reja në Komunën e Ulqinit ku për pasojë erdhi deri të kalimi i shkollave në mësim në distancë apo edhe mbylljen e objekteve hoteliere.
Situata vazhdon të jetë serioze dhe qytetarët tonë ashtu edhe duhet të sillen, me seriozitet maksimal ndaj këtij virusi të paparashikueshëm.