Përfaqësuesi i koalicionit shqiptarë “Bashk nji Za” e kryetar i Unionit Demokratik të shqiptarëve, Mehmed Zenka, ishte i ftuar në emisionin e sotëm “Një radio lidhje ndryshe”.

Koalicioni shqiptar “Bashkë nji Za”,  të cilin e përbëjnë Partia Demokratike, UDSH dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi, në zgjedhjet e kaluara ka fituar një mandat, kurse bartës i listës ka qenë Fatmir Gjeka. Të përkujtojmë se ky koalicion, dje ka refuzuar ftesën e mandatorit për bisedime për pjesëmarrje në Qeveri.
“Para dy netësh brenda koalicionit, njëzëri kemi vlerësuar se nuk ekziston shansë për marrëveshje, andaj as për bisedime lidhur me ofertën. Për ne nuk do të thotë asgjë që gjatë 30 ditëve të fundit retorika është më qetësuese, sepse e kemi të njohur se çfarë ka ndodhur gjatë disa muajve dhe viteve të kaluara. E dimë fare mirë se kush i ka përkrahur këto politika dhe nuk besoj se brenda 10 ose 20 ditëve mund të ndryshohet një politikë e cila zgjat tash 100 vjet”,  ka theksuar Zenka.

“Nëse presidenti i shtetit, Millo Gjukanoviq, na ka shtruar pyetjen gjatë takimit nëse jemi ekipi i njëjtë sikur më parë dhe të gjithë jemi përgjigjur pozitivisht , nuk e kuptoj se si disa të  tjerë shohin mundësinë që kjo “po” të shndërrohet në “jo”. Lista shqiptare pothuaj se imponohet të jetë pjesë e këtij koalicioni edhe për kundër asaj që kanë deklaruar para presidentit Gjukanoviq. Askush nuk i ka detyruar ata që ta thonë këtë, por ata tani janë të gatshëm që ta ndryshojnë kahjen. Kjo më fyen si shqiptarë. Ata, do të kenë ata probleme, së pari me veten e tyre, pastaj edhe me popullin si dhe me personat që kanë pësuar viktima nga politika të cilën e përkrah koalicioni fitues” ka theksuar Zenka. /rtcg/

By admini