Masat e ndërmarra nga autoritetet shëndetësore të Malit të Zi në parandalimin e COVID-19, kanë rrezikuar seriozisht turizmin në vend. Mbyllja e kufirit me Kosovën, Shqipërinë, Serbinë, Bosnjën e Hercegovinën dhe Maqedoninë e Veriut, që janë turistët tradicionalë të bregdetit të Malit të Zi, i ka dhënë goditje serioze sektorit të turizmit.
Si pasojë e këtyre masave, aktualisht në bregdetin e Malit të Zi, e posaçërisht në plazhet e njohura të Ulqinit, nuk ka gati asnjë turistë nga rajoni. Mungesa e turistëve, vlerësojnë analistët, do ta prek e gjithë sektorin e turizmit dhe se rimëkëmbja do të jetë shumë e vështirë pa ndihmën institucionale. /voa/