Komuna e Ulqinit dhe Organizata Turistike e Ulqinit sot filluan zyrtarisht një fushatë turistike rajonale me moton – “Ulqini – një botë më vete”, shkruan Ulqini Online.
Me atë rast, Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, tha se ky është destinacioni i parë lokal që qasje kreativ dhe serioze promovon të gjitha përfitimet e pushimeve verore në bregdetin tonë, konkretisht në Ulqin.
Ulqini, si një komunë bregdetare me një ofertë jashtëzakonisht të larmishme, do të përdorë këtë fushatë për të theksuar të gjitha ato pjesë të rajonit të Ulqinit që kanë më pak vëmendje si Pinjeshi, Liqeni i Shasit, Mali i Brisë… Po ashtu, fushata nxjerr në pah të gjitha përvojat për të cilat Ulqini ka qenë gjithmonë i njohur si kite surfing në Plazhin e madh Beach, Qyteti i Vjetër me një trashëgimi të pasur jo-materiale, por edhe me një lamri të një mjedisi multikulturor.