Ilustrim

Nga Esad Gjonbalaj

Në kohen e rrjeteve sociale dhe të zhvillimit të teknologjisë së komunikimit masiv përhapja e informatave dhe dezinformatve është bërë  problem akut. Përgjegjësia ndaj shprehjes dhe deklarimit publik pothuajse nuk ekziston fare, sepse deklarimet dhe shkrimet  apo prononcimet mund ti bëj çdokush.

Akuzat e pabazuar, informacionet e  shtrembëruara,  e besa edhe shpifje të nivelit më të ultë sikur e kanë kapluar globin.

Etika si nocion dhe përgjegjësi ekziston vetëm atëherë kur kemi të bëjmë me gazetarë  profesionistë të arsimuar e të edukuar dhe me ndërgjegje të pastër në punë dhe në profesion.

Mediat në gjuhen shqipe janë të vërshuara me analistë dhe “analistë”,  nga të cilët  pjesa dërmuese  e tyre  janë mysafirë të emisioneve ku jo që bëjnë analiza, por as për komedi nuk i plotësojnë kushtet e pjesëmarrjes e lere më për analiza  mirëfillta.

Vite më parë, duke komunikuar me gazetarin e shquar të kohës dhe korrespodentin e luftës nga Drenica, dhe ish kryetar i Shoqatës së Shkrimtareve të Kosovës tash i ndieri Tahir Desku me tregoj një ngjarje mbresëlënëse për gazetarinë dhe eksperiencën e tij në këtë fushë.

Ai me tregoj se si një dite i ati i Tahirit kishte shkuar te shitorja e katundit për te blerë ca gjëra. Kur kthehet në shtëpi  me tregon një ngjarje qe ia kishin thënë atij te “shitorja” e katundit. Me pastaj Tahiri i thotë babait se  kjo ngjarje qe ai flet është ne fakt artikull i shkruar nga vetë Tahiri dhe tani i komentuar ne stilin e shitores së katundit.

Më pastaj Tahiri i thotë babait  të tij se ngjarja është ndryshe nga mënyra se si po e interpretonte ai, duke ia bërë me dije se këtë shkrim-informacion e kam bërë unë baba. Babai iu kishte përgjigjur : “Le atë pune ti, se ma mirë e dinë ata te shitorja”.

Reflektimin dhe realitetin sot sikur i ka mbuluar ironia dhe padituria, ngase edhe gjeneza e reflektimit vie vetvetiu nga edukata  dhe tradita fillimisht nga familja, mesi dhe rrethi qe i përket e më pastaj nga vlera e medias të cilës i është vënë në shërbim ai  psedudogazetar dhe pseudoanlist.

Në Kosovën e vuajtur të jesh analist, sidomos pa ego personale e pa  kurriz, do të thotë të anosh nga ndonjëra parti dhe ta mbrosh e promovosh atë gjë që ti hap dyert për përfitime dhe benefite të llojeve të ndryshme.

Dhe për këtë arsye “analistët” pjellin si kërpudhat pas shiut ndërsa disa media sot kinse masive u ngjajnë  shitoreve të katundeve.

By admini